+ 1 (707) 877-4321
+ 33 977-198-888

Portfolio Shefqet Avdusch Emini

Portfolio Shefqet Avdusch Emini

"Oct 22, 2013 PIKTORI NGA KOSOVA PUSHTON QENDRA BOTëRORE Të ARTIT Nga Faruk Tasholli Vetëm për pak muaj, piktori kosovar Shefqet Avdush Emini, me artin e tij, merr pjesë në tri qendra botërore të artit, pa llogaritur pjesën tjetër të ekspozitave të mëparshme. Piktori kosovar me qëndrim në Holandë, Shefqet Avdush Emini, tashmë është bërë një krijues"

Shefqet Avdusch Emini
Shefqet Avdusch Emini
Opere aggiunto il
Aggiunto 2 aprile 2007
Opere Media
Opere Argomenti
Opere Stile
Dimensioni
Prezzi
Opere da 1 a 25 (su 26 totale)


26. Senza titolo

25. Senza titolo

24. Senza titolo

23. Senza titolo

22. Senza titolo

21. Senza titolo

20. Senza titolo

19. Senza titolo

18. Senza titolo

17. Senza titolo

16. Senza titolo

15. Senza titolo

14. Senza titolo

13. Senza titolo

12.

11. Senza titolo

Dieci. Senza titolo

09. Senza titolo

08. Senza titolo

07. Senza titolo

06. Senza titolo

05. Senza titolo

04. Senza titolo

03. Senza titolo

02. Senza titolo





Oct 22, 2013

PIKTORI NGA KOSOVA PUSHTON QENDRA BOTËRORE TË ARTIT

 





Nga Faruk Tasholli




Vetëm për pak muaj, piktori kosovar Shefqet Avdush Emini, me artin e tij, merr pjesë në tri qendra botërore të artit, pa llogaritur pjesën tjetër të ekspozitave të mëparshme.

Piktori kosovar me qëndrim në Holandë, Shefqet Avdush Emini, tashmë është bërë një krijues lëvizëz nëpër botë, qoftë me pjesëmarrje në ekspozita të rëndësishmë, qoftë me pjesëmarrje në juri profsionale apo edhe në qëndrime krijuese. Këtë funverë, ai ishte pjesëmarrës i simpoziumit
tradicional të pikturës në Penza të Rusisë, ku nga 400 artistë konkurentë të 23 shtetevë, u pranuan 73 prej tyre. Pas kthimit
nga ky simpozium i rëndësishëm ku marrin pjesë edhe strukturat e ndryshme politik e shtetërore, piktori ynë Shefqet Avdush Emini na deklaroi:
Une jam i ndarë shumë i kënaqur me organizimin ,kushtet e qëndrimit ,pritjen e tjera… Kam qene shum i lumtur, sepse puna ime artistike është vleërsuar shumë nga të gjithë. Respekti ka qenë vërtet në nivel të lartë… Kam pasur fatin që jam takuar me shumë artistë të mëdhenj dhe relacioni shoqëror e kulturor ka qenë shumë i miër në mes nesh. Kam krijuar një urë të re me shumë vende të tjera të botës dhe me artistë shumë të rëndësishëm e me struktura të ndryshme krijuese. Punën të cilën e kemi krijuar, ajo do të mbetet në koleksionin e simpoziumit e nuk proferohet të bëhet biznis me të ! Unë vertet jam ndarë shumë i kënaqur në përgjithësi dhe do ë isha i lumtur po qe se me ftojnë prapë. Pas perfundimit të këtij simpoziumi në jemi në kontakt të përhershëm me shumë artistë të vendeve të ndryshme të botës.Pas përfundimit të simpoziumit të Rusisë, kam vazhduar direkt fluturimin në Sarajevë, në Bosnje, në një simpozium tjetër. Aty jam takuar me disa shokë të tjerë ku jam njohur në simpoziumet e tjera nëpër botë, por edhe aty kam krijuar shokë të tjerë. Për disa ditë kemi vizituar pjesë të ndryshme të Bosnjes. Po ashtu, sipas programit, kemi pikturuar dhe në fund, piktura e ime dhe e tre piktorëve të tjerë nga Turqia mbetën për ’’ Muzeun e Alija Izetbegoviqit’’. Ky ishte një satisfaksion për mua, që puna ime, te mbetet edhe në atë muze të rëndësishëm në Bosnje.
Tani pritet të marr pjesë sërish në nëntor në festivalin e pikturës në Egjipt, ku kam marrë thirrje para një kohë të gjatë. Jam shumë i sigurtë qe edhe këtu do të ndahem shumë i kënaqur si herat e tjera… Egjipti tani më është bërë si shtëpi e dyteë. Edhe këtu si në shumë vende të botës kam krijuar një rreth të gjerë të shoqërisë, dhe kujtimet e mia përherë janë shumë të mira.

Symposium in Penza,Russia 2013

Museum ''Alija Izetbegovoc'' Sarajeo, Bosnija

[Biography - Shefqet Avdusch Emini - 6Ko]


Faruk Tasholli :
ARTISTI SHEFQET AVDUSH EMINI PUSHTON MUZETË BOTËRORË TË ARTIT 2014

Piktura e cila mbeti ne koleksionin permanent te Museut Modern ne Estremoz,Portugal

 

PIKTORI SHEFQET AVDUSH EMINI PUSHTON MUZETË BOTËRORË TË ARTIT

 

 

Faruk Tasholli   10/08/2014 

 

Gazetarit Rus I Thash: Une jam shqiptar nga Kosova dhe dua te dihet origjina ime. Piktori nga Kosova, Shefqet Avdush Emini, i mërguar prej shumë vitesh në Holandë, ka kohë që me krijimtarinë e tij artistike po paraqitet me sukses në shumë vende të botës.Ai sa kthehet nga një simpozium krijues, e thërrasin në tjetrin, gjithnjë duke zgjeruar punën e vet në fushën e pikturës nëpër botë. Kësaj radhe, artisti ynë i suksesshëm,sjell mbresat e tij në disa nga simpoziumet krijuese që i pati gjatë këtij vit

 



Simpoziumi në Penza, Russi 15 maj 2014

 

Piktura e punuar gjatë simpoziumit internacional në Penza,Russi në vitin 2014 Në këtë vit konkuruan 700 artistë nga anët e ndryshme të botës, ku u pranuan diku 65 për pikturë. Projekti ka qenë i paraparë të plotësohet brenda tri jave, po edhe pse unë shkova pesë ditë vonesë ,me arsyen e agjendës sime të stërngarkuar,nuk më mungoi koha, sepse për tri ditë unë e mbarova projektin që ka qenë i paraparë për tri javë dhe me nje cilësi shumë të lartë! Të gjthë kanë qenë të befasuar, si një vit më parë që ndodhi e njëjta gjë. Niveli i punës sime është vlerësuar shumë lart prej të gjitha shtresave, ku nga çdo anë kam marrë shumë fjalë të mira . Vetë organizatorët m’u kanë drejtuar me fjalën se ti je një gjenial, fantastik. Kështu disa kolegë të profesionit, prapa shpinës, janë ankuar si është e mundur që Shefqeti, për tri ditë ta përfundojë projektin, e tani ai rrin si turist.Organizatorët u janë përgjegjur: po të gjithë nuk mund të jenë Shefqet, sepse ai ka prëvojë shumë të madhe dhe është një artist i madh e fantastik. Këto fjalë m’i ka tregue njëri nga organizatorët.Natyrisht se unë kam qenë shumë i kënaqur.Në këtë simpozium, si edhe në të tjerët, kam krijuar një rreth të mirë dhe kam kaluar shumë mirë. Nga shumica e artistëve kam pasur respekt shumë te madh. Po ashtu, organizatorët më kanë çmuar shumë dhe, kanë treguar respekt të veçantë ndaj meje, deri sa nuk e shpalpva para pikturave flamurin tim kombëtar, kuq e zi. Mbasandej, filluan të zbehen raportet me organizatorët. Ata më vonë u iknin kontakteve me mua, por punes sime jo dhe, atë e donoin dhe e çmonin. Po kjo mua me bëri të vazhdoj edhe më tutje.Mbas një dite erdhi Televizoni i atij qyteti që të bëjë intervistë me mua. Para se të jepej intervista drejtpërdrejt në televizion, gazetarit i thashë se unë jam shqipare nga Kosova dhe, dëshiroj që të dihet origjina ime ,por jam shtetas i Holandës dhe më duhet ta prezentoj Holandën. Pasi kjo ndodhi, prapë ata filluan të zemërohen, por une nuk kish dert, sepse ia arrita qellimit tim. Më në fund, u thashë se kjo do të mbetet hera e fundit që prezentohem këtu.Unë punën time e pëfundova, prezentova artin e kulturën time dhe kaq. Mua nuk më duhet më shumë. Kështu, ata mbetën jo të kënaqur, sepse gjithsesi mua më humbën, por edhe punën time nuk munde ta kenë më aty .Ajo që ka mbetur aty, ruhet në muzen e tyre, normalisht bashkë me emrin tim, që prapa ka mburrjen time se çdohereë e çdokund mbetem shqiptar. Nga expozita ne Penza, Rusi 2014 Punimi I punuar vitin e kaluar.

 

Nga expozita ne Penza, Rusi 2014 Punimi i punuar vitin 2013

 

 

Simpoziumi ne Saguenay, Canada 2014

 

TI JE NJË ARTIST I KRISUR 

 

Foto nga vendi i punes, ku dhe ketu behet hapja e ekspozites ne

Simpoziumi ne Saguenay, Canada 2014

 

Simpoziumi ne Saguenay, Canada 18 qershor 2014

 

Simpoziumi Internacional Saguenay, Canada 18 qershor 2014 Foto nga ekspozitea ne Saguenay, Canada 2014 Ky simpozium ka qenë shumë I organizuar . Ne kemi prezentuar katër artistë internacionalë, Holandë, Iran , Maroko dhe Çeki. Pritja nga vendasit ka qenë mjaft e mirë, e po ashtu edhe kontaktet kanë qenë shumë të mira.Kuptohet si në çdo simpozium tjetër, rrjeti zgjerohet me shokë.Me fillimin e demostrimit te punës sime, unë kam krijuar një rreth të gjerë të simpatizantëve dhe zgjerimin e shoqërisë në ato vende. Vërtet edhe këtu puna e ime është vlerësuar shumë lart.Aty kam dëgjuar shumë e shumë fjalë të mira jashtë prezencës , e po ashtu në prezencën time, që nganjëherë ndihesha ngusht prej perkrahjes, respektit dhe vlerësimit të madh, si nga kolegët, ashtu edhe nga vizitorët.Kam pasur rastin disa herë që shumë njerëz të panjohur më kanë kërkuar në restorant vetëm të takohen me mua.Pas një dite erdhi një artist diku i moshës 70-75 vjeçare, i cili më kishte kërkuar përmesorganizatorit..Organizatori erdhi ne restorant dhe më tha se po të kërkon një artist i yni që është emër i madh tek ne.Unë shkova dhe u takove me të. Qysh në fjalët e para më tha se unë ndihem krenar që të kam afer. Unë vështrova punën tuaj jashtë prezences dhe mund të them se ti je një artist shumë i madh, edhe pse unë kam dëgjuar shumë për ty brenda këtyre ditëve që ju prezentoni tek ne me pikturat tuaja. Kam ardhur special për ty të të shoh dhe të ta njoh punën prej së afërmi.Ti e din se unë nuk marr pjesë në këtë simpozium, por kam kënaqësinë e madhe që të takova dhe të njoha ty nga afër. Jashtë pranisë sime i kishte thënë organizatorit se ardhja e këtij artisti të madh nga Holand ua ka ngritur nivelin e simpoziumit.Kështu më tha vetë organizatori dhe buzëqeshi me një kënaqësi.Po ashtu kishte ardhur një koleksionist i artit dhe kishte pyetur kush është ky artist? Ata i kishin treguar se është nga Holanda.Pas pak miutash unë mberrita te vendi im i punës dhe ai m‘u drejtua: a mund të të pyes diqka? Ju pergjegja me „po“ natyrisht. A ka mundësi ta shoh këtë punimin tënd të madh që është i shtrirë nën tavolinë? E nxora punimin dhe ia tregova. Ai e shikoi pothuaj pesë minuta dhe më tha ti je një artist i krisur. Unë iu pergjegja nuk po të kuptoj, si po mendon, ndërsa ai buzëqeshi dhe tha ti je një artist i krisur, por shumë, shumë i madh që s‘mund të të mbërrijë çdokush. Dhe tërë kohën për çdo ditë vinte dhe më përcillte nga afër, dhe me pyeste si mund ta kam punën tënde ... nuk kam guxim një artist aq të madh ta pyes për çmimin e pikturës. Kështu ai më ofroi vizitkartën e vet dhe kerkonte të jemi në kontakt dhe deri në ditën e fundit më percolli me fjalë të mëdha duke shprehur kënaqësinë që ishte pranë një artisti të madh, si më quajti mua. Vërtet kam pasur çaste të shkëlqyera në këtë simpozium! Ky simpozium i tejkaloi kufinjtë e punës sime në prezentim… Vërtet kam qenë shum i lumtur dhe ndihem krenar që së paku po mund të hedh një gur themel në të mirën e kombit tim.Prania kulturës sime po shpërndahet në tërë botën dhe po përqafohet me një respekt te madh. Prandaj, nuk mund ta fsheh kënaqësinë qe u prezentova në ketë simpozium të rëndësishëm në Seguenay, në Canada ! Foto ne hapej e ekspozites se perbashket ne Kanad 2014 Mrapa eshte koleksionisti me gruan e vet, ndërsa ky kanadez, e mban paletën për ta nëshkruar pikturën për hir të respektit.

 

Simpoziumi ne Estremoz,Portugal 3 korrik 2014

 

Simpoziumi ne Saguenay, Canada 2014

Simpoziumi Estremoz,Portugal 2014

 

Foto me nenkryetarin e komunes 2014 Ne prezentuam NL grup ne Estremoz, Portugal Dita e parë e demostrimit ishte një pikturë e përbashkët me artistin shumë të mirë Gustave dhe me një artiste tjetër që quhej Bikkel dhe, po ashu,edhe unë. Kjo pikturë u punua në ambientin e hapur ku kanë qenë shumë publik afër dhe kanë qenë të mahnitut me procesin e zhvillimin dhe përfundimit të piktures. Ne u ndamë vërtet me një sukses të madh. Kështu që kjo pikturë iu dhurua komunës së qytetit nga grupi NL. Piktura iu dhurua komunes se qytetit Estremoz,Portugal 2014 Në këtë simpozium kemi qenë të thirrur që të prezentojmë Hoöandën .Kemi prezentuar tre piktorë nga Holanda dhe dy piktorë e një fotograf nga Portugalia. Po ashtu, kanë prezentuar me ne edhe katër drumer dhe nje poet nga ta. Ka qenë vërtet një prezentim i denjë, ku masa ka qenë e mahnitur me zhvillimin dhe punën që kemi bërë. Po ashtu, organizatorja ka qenë shumë korekte dhe ka treguar kujdes dhe respekt të madh ndaj nesh.Unë i bëra dy piktura ku njëra mbeti në muzeun e atij qyteti ku ishte një muze i madh dhe shumë i bukur, ndërsa tjetrën e mora në shtëpi, me qëllim, po qe se kerojnë punën time në ndonjë muze tjetër të ua dergoj. Ndërsa për pikturën qe mbeti në muze, ata thonë se ne jemi krenarë që mbajmë pikturën tuaj në muzeun tonë. Po ashtu, komuna e qytetit thotë se është krenare që mban një pikturë aq të bukur e të përbashkët nga grupi NL . Piktura është acriyl në pëlhurë, formati: 100 x 120, viti: 2014 Qendron në muzeun e qytetit Estremoz, Portugali

 

Punen time, pothuaj si në çdo simpozium e kanë dashur te gjitha shtresat, si artistët po ashtu edhe vizitorët. Kanë qenë të befasuar me rezultatin që kam treguar.Si çdo herë, fjalë të mëdha e të kendshme kam marre pothuaj nga çdokush. Unë përseris prapë se vërtet ndihem i lumtur që emri im prezenton kulturën tonë nëpër shumë muze të botës. Ndjej obligim moral e shpirëtrore që ta jap një kontribut për të mirën e kulturës së kombit tim. Pas perfundimit te simpoziumit, morëm thirrje që të ekspozojmë në muzeun e qytetit ku ishte një muze vërtet i shkëlqyshëm. Po ashtu, kërkuan që të dy piktorët të na kenë prapë në simpoziumin tjetër, mua dhe kolegin Gustav. Tani ne jemi në kontakt të përhershëm me ta. Natyrisht se edhe ne jemi shumë mirënjohës për kujdesin dhe respektin e tyre ndaj nesh. Ishte një kënaqësi që prezentva në këtë simpozium, po ashtu një krenari vërtet për vlerën e lartë të punës që krijova në këtë simpozium. Kjo punë që shihet, mbetet në atë muze të madh e të bukur.

 

 

[Biography - Shefqet Avdusch Emini - 19Ko]


PSE ANTITALENTET BEJN VJEDHE NE KRIMTARIN PROFESIONALE... DHE EMITOJN KOLEGET E VET NE SHPREHJE TE NDYSHME ?

 

PSE ANTITALENTET BEJN VJEDHE NE KRIMTARIN PROFESIONALE... DHE EMITOJN KOLEGET E VET NE SHPREHJE TE NDYSHME ?

PERGJEGJEJA ESHTE E KJART : ATYRE JU MUNGON TALENIT DHE NERVI KSIJUES !!!

 

KESHTU QE NUK JAN NE VETEDIJE SE OPINJONI E SHEF REALITETIN DHE ATA KNAQEN ME TE DUKE MENDUAR SE PO BEJN DIQKA TE VLEFSHME, DUKE E TRADHTUAR VETEVETEN. TANI MEDIAT ELEKTRONIKE NA MESOJNE PER VLERAT E VERTETA DHE ANTIVLERAT ! NE MESOHEMI SE SI NJERZET  PROFESIONAE E  TRATHETOJN VETEN AQ THJESHTE DHE ASPAK NUK TURPROHEN... POR MENDOJNE SE MUNDE TE JU HUTHIN PLUHUR NE SY TE GJTH ARTEDASHESVE.))

NE HISTORI NE KEMI KRIJUES DHE KOPJUES !!!

VLERA DHE ANTI VLERA !

TE GJITH E DINE SE VLERE ESHTE AJO QE VET E KRIJON DHE ESHTE UNIKE.

NDRESA ANTIVLERE ESHTE AJO KUR PEPIQESH TE KRIJOSH ME SHPREHJEN E TJETRIT AUTOR !

PO E MARRIM SI SHEMULL MONA LIZA:  U KOPJUA SHUM HERE NGA SHUM ARTIST DHE E PIKTURUAN ORIGJINAL NGA KOPJUESIT E NDRYSHEM. POR ORIGJINALE MBETI VETEM TE AUTORI I VERTET LEONARDO DA VINCI , I CILI KRIJOI VEPREN ME VET IDEN SHPREHJEN DHE EMOCIONET E TIJA ... KURSE TE TJERA PUNIMET E ARTISTEVE TE TJERE QE KOPJUAN ATE MBETEN TE PA VLERA. NDERSA TANI NE BOTEN MODERRNE NE QE JETOJME, NJE NUMER I ARTISTEVE VJEDHIN SHPREHEN E KRIJUESVE  TE TJERE DUKE U PERPIQUR QE TA PERVETSOJNE SI SHPREHE DHE KRIMTARI PERSONALE...))  KJO ESHTE NJE ANIMALI ! PO PRE FAT TE MIRE QE TANI ASGJE NUK MBETET ENIGME PO SHIFET  GJITHQKA NE  MEDIAT E HAPURA ELEKTRONIKE. SIQ ATA MENDOJNE PERMES MEDIAVE ELEKTRONIKE QKA TE SHOFIN MUND TE VJEDHIN E TE AFIRMOHEN ME MASHTRIME... PO TE GJITHA MASHTRIMET DO TE JU KUSHTOJNE VET ATYRE NE TE ARDHMEN !!!))

 

TE TREGOSH AFTESI NUK DO TE THOT SE EDHE UNE MUNDEM TA BEJ TE NJETEN VEPER EDHE ME MIRE... JO JO GABIM.

 

TE TREGOSH AFTESI ESHTE QE TE PUNOSH ME VET IDENE E TE KRIJOSH DIQKA TE VEQANT ME SHPREHJEN DHE EMOCIONET PERSONALE. ATEHER KRIJON VEQANTINE NE STIL DHE PREZENTOHET NENSHKRIMI I NJE ARTISTI UNIKE !!!

 

SHEFQET AVDUSH EMINI

HOLAND

 

 

[Biography - Shefqet Avdusch Emini - 4Ko]


  - Nga Kosova në atdheun e Rembrandit, e prej aty, në galeritë më me nam të botës Faruk Tasholli Intervistë me artistin Shefqet Avdush Emini Ateletë e Akademisë së Arteve të Universitetit të Prishtinës në ato ndërtesa përdhese që ruanin vjetërsinë e kryeqytetit hapësirave universitare ku po lëshomnte shtat Biblioteka, ngadalë por sigurt po i kultivoni...
[Biography - Shefqet Avdusch Emini - 28Ko - 2017]


  - ARTISTI SHEFQET AVDUSH EMINI PUSHTON MUZETë BOTëRORë Të ARTIT Piktura e cila mbeti ne koleksionin permanent te Museut Modern ne Estremoz,Portugal ARTISTI SHEFQET AVDUSH EMINI PUSHTON MUZETë BOTëRORë Të ARTIT Faruk Tasholli 10/08/2014 GAZETARIT RUS I THASHë: UNë JAM SHQIPTAR NGA KOSOVA DHE DUA Të DIHET ORIGJINA IME Piktori nga Kosova, Shefqet Avdush...
[Biography - Shefqet Avdusch Emini - 16Ko - 2017]


  - Review from Patimat Guseynova Sharuhanova artist. Russia, Dagestan This review is translate with google Is not the creator who is able to give life .... Acrylic painting on cnvas Size: 116 x 200 Year: 2013 Acrylic painting on cnvas Size: 60 x 80 Year: 2012 Strolling through the expanses of the Internet, I came across a magnificent Dutch expressioni...
[Biography - Shefqet Avdusch Emini - 12Ko - 2017]


  - Review: Artist Shefqet Avdush Emini ر الأخ بار ال رئ ي س ية . 1 ف نون . 2 ال هول ندي إي م ني.. ي لهو ث م ي ب يع ل وح ته ب 01 آلاف ي ورو . 3 آلاف 10 الهول ندي إي م ني.. ي لهو ث م ي ب يع ل وح ته ب ي ورو ي ا سر ج ع ي صة 18:52 -ال ثلاث اء، 5 ماي و 5102 ةدهاشم 949 ل و شاهدت إي م ني وهو ي ر سم، ل ن ت ش عر مط ل قا أن ش ي ئا س يخرج من هذا ال ف نان. حال ة م...
[Biography - Shefqet Avdusch Emini - 6Ko - 2017]


PIKTORI NGA KOSOVA PUSHTON QENDRA BOTËRORE TË ARTIT

 

Nga: Faruk Tasholli

 

Vetëm për pak muaj, piktori kosovar Shefqet Avdush Emini, me artin e tij, merr pjesë në tri qendra botërore të artit, pa llogaritur pjesën tjetër të ekspozitave të mëparshme.

Piktori kosovar me qëndrim në Holandë, Shefqet Avdush Emini, tashmë është bërë një krijues lëvizëz nëpër botë, qoftë me pjesëmarrje në ekspozita të rëndësishmë, qoftë me pjesëmarrje në juri profsionale apo edhe në qëndrime krijuese. Këtë funverë, ai ishte pjesëmarrës i simpoziumit tradicional të pikturës në Penza të Rusisë, ku nga 400 artistë konkurentë të 23 shtetevë, u pranuan 73 prej tyre. Pas kthimit nga ky simpozium i rëndësishëm ku marrin pjesë edhe strukturat e ndryshme politik e shtetërore, piktori ynë Shefqet Avdush Emini na deklaroi:

Une jam i ndarë shumë i kënaqur me organizimin ,kushtet e qëndrimit ,pritjen  e  tjera… Kam qene shum i lumtur, sepse puna ime artistike është vlerësuar shumë nga të gjithë. Respekti ka qenë vërtet  në nivel  të lartë… Kam pasur fatin që jam takuar me shumë  artistë të mëdhenj  dhe relacioni shoqëror e kulturor ka qenë shumë i miër në mes nesh. Kam krijuar një urë të re  me shumë vende të tjera të botës dhe  me artistë shumë të rëndësishëm e me struktura të ndryshme krijuese. Punën të cilën e kemi krijuar, ajo do të mbetet në koleksionin e simpoziumit e  nuk proferohet të bëhet biznis me të ! Unë vertet jam ndarë shumë i kënaqur në përgjithësi dhe do ë isha i lumtur po qe se me ftojnë prapë. Pas perfundimit të këtij simpoziumi në jemi në kontakt të përhershëm me shumë artistë  të vendeve të ndryshme të botës.Pas përfundimit të simpoziumit të Rusisë, kam vazhduar direkt fluturimin në Sarajevë, në Bosnje, në një simpozium tjetër. Aty jam takuar me disa shokë të tjerë ku jam njohur në simpoziumet e tjera  nëpër botë, por edhe aty kam krijuar shokë të tjerë. Për disa ditë kemi vizituar pjesë të ndryshme të Bosnjes. Po ashtu, sipas programit, kemi pikturuar dhe në fund, piktura e ime dhe e tre piktorëve të tjerë nga Turqia mbetën për ’’ Muzeun e Alija Izetbegoviqit’’. Ky ishte një satisfaksion për mua,  që puna ime, te mbetet edhe në atë muze të rëndësishëm në Bosnje.

Tani pritet të marr pjesë sërish në nëntor  në festivalin    e pikturës në Egjipt, ku kam marrë thirrje para një kohë të gjatë. Jam shumë i sigurtë qe edhe këtu do të ndahem shumë i kënaqur si herat e tjera… Egjipti tani më është bërë si shtëpi e dytë. Edhe këtu si në shumë vende të botës kam krijuar një rreth të gjerë të shoqërisë, dhe kujtimet e mia përherë janë shumë të mira

Shefqet Avdush Emini pranë pikturave të tij  në simpoziumin në Rusi ,2013

Piktura që është dedikuar Muzeut “Alija Izetbegovic’’, Sarajevë, 2013

 

[Biography - Shefqet Avdusch Emini - 5Ko]


  - Amsterdam, November 2011, Ina Eskes MA of Art history Shefqet Avdush Emini Shefqet Avdush Emini, an international recognized artist, is born in Davidovc in Kosovo on 2 June 1957. He studied Visual Arts as a young man at the Art Academy in Pristina (Kosovo) and worked, after finishing his education, as an artist and art teacher in several towns in K...
[Biography - Shefqet Avdusch Emini - 10Ko - 2017]


  - ARTIST: SHEFQET AVDUSH EMINI KETU KAM LIN DHE KETU DO TE VDES PORTRET SHQIPTARI KETU UNE JAM ZOT SHTEPIJE NUK DUHET TE HARROHET KURRE ARTIST:SHEFQET AVDUSH EMINI PIKTUR AKRYLIK NE PELHURE PORTRET PORTRET 100X150 INTERNATIONAL ART SIMPOZIUM IN KANADA INTERNATIONAL ART SIMPOZIUM IN KANADA ZHYRIA INTERNACIONALE PER EKSPOZITEN NE OMAN SIMPOZIUMI INTERN...
[Biography - Shefqet Avdusch Emini - 5Ko - 2015]






EMAIL- EMAIL- EMAIL- EMAIL- EMAIL- * A